Bashkëpunimi me Rusinë, forcimi i regjimit global për mospërhapjen e ambicieve bërthamore të Teheranit, zhvillimi i situatës në Afganistan dhe Pakistan, mundësitë potenciale të integrimit të Gjeorgjisë dhe Moldavisë në NATO. Këto çështje do të shqyrtohen sot në ditën e fundit të mbledhjes plenare të sesionit të 55-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në qytetin skocez Edinburg. Në të marrin pjesë 340 parlamentarë nga 28 vende të Aleancës.