Rusët vitin e ardhshëm mund të zotërojnë 300 shërbime shtetërore nëpërmjet një portali të internetit, deklaroi Kreu i Ministrisë së ndërlidhjes dhe komunikacionieve Igor Shegoliev. Këto do të jenë lista dhe informacione për pajisjen me pasaportë, ndihmën sociale, pensionin, udhëtimet. Aty do të ketë informacion mbi tatimet, të cilat duhet të paguajnë qytetarët. Planifokohet të shtohen të dhëna mbi gjobitjet e policisë së qarkullimit rrugor, që të mund të udhëtosh jashtë shtetit dhe të dishë, se ti nuk ke borxhe. Sipas mendimit të Ministrit, propozimi i shërbimeve shtetërore në regjimin online do ti shpëtojë rusët nga burokracitë.