Hashim Thaçi Foto EPA Në një kohë të afërt mund të priten lëvizje, zhvendosje të ndjeshme në zhvillimin e situatës në Kosovë. Kjo është e lidhur me rezultatet kontradiktore të zgjedhjeve në organet pushtetore vendore (bashkiake) që u zhvilluan më 15 nëntor. Ato u shënuan nga një rritje e theksuar tensioni në radhët e politikanëve shqiptarë dhe nga niveli mjaft i lartë i pjesëmarrjes së serbëve kosovarë në to. Situatën e krijuar pas zgjedhjeve atje do ta analizojë në komentin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë”, kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Rezultatet paraprake të votimit, në të cilin mori pjesë më tepër se tepër se 45 % e gjithë popullsisë, dëshmojnë për suksesin e padiskutueshëm të kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës të Kryeministrit aktual Tashim Thaçi. Ata korrën fitore në 20 nga të 36 komunat ekzistuese. Bashkë me këtë duhet thënë, se përpara votimit liderët e partisë vërtet prisnin rezultate më të mira. Ka mbetur e pakënaqur nga rezultatet e zgjedhjeve edhe opozita. Lideri i Partisë “Aleanca për të ardhmen e Kosovës”, njëri prej ish komandantëve të “Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës”, Ramush Haradinaj i akuzon organet pushtetore për shkelje në masë gjatë zhvillimit të zgjedhjeve. Po vjen duke marrë forcë në Ramush Haradinaj Foto EPAkrahinë edhe një Lëvizje tjetër akoma dhe më radikale “Vetëvendosje”, e cila e quan të paligjshëm vetë faktin e zhvillimit të zgjedhjeve në kushtet e okupacionit të Kosovës prej misioneve ndërkombëtare në krye me Bashkimin Europian. Zgjedhjet e zhvilluara evidentuan qartë gjithashtu edhe faktin e përçarjes serioze që ekziston tani në radhët e serbëve kosovarë. Ministri për çështjet e Kosovës dhe Metohisë në qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviç, hierarkët e Kishës Orthodhokse Serbe dhe politikanët radikalë bënë thirrje për bojkotimin e plotë të zgjedhjeve me qëllim që të mos legjitimizohet statusi i pavarësisë së Kosovës. Por një sërë liderësh të serbëve kosovarë në krye me udhëheqësin e “Lëvizjes serbe të rezistencës” Momçillo Traikoviç ishin të prirur për të anuar nga një qendrim më i përmbajtur. Ata mendojnë se pjesëmarrja në zgjedhjet bashkiake nuk ka të bëjë në kurrëfarë mënyre me statusin e Kosovës. Ajo do ti ndihmojë serbët kosovarë për të zgjidhur problemet më të mprehta të jetës së përditshme. Mosmarrëveshje e divergjenca të tilla janë të lidhura me specifikën e vendosjes me banim të serbëve në Kosovën e ditëve tona dhe bëjnë të pamundur rezistencën e tyre të organizuar ndaj autoriteteve pushtetore shqiptare në territorin kryesor të krahinës, me përjashtim të rajoneve veriore, mendon Shefi i degës së historisë së popujve sllavë të Europës Jug-Lindore në kohën e re të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasjov: “Duhet thënë se rajoni më i populluar me serbë i krahinës është pjesa veriore e saj me qytetin Mitrovicë të Kosovës, ku jetojnë në mënyrë kompakte 90-100 mijë veta. Gjithësej në Kosovë, sipas të dhënave të ndryshme, jetojnë nga 100 deri në 120 mijë serbë, ndërsa të tjerët janë vendosur me shtëpi të ndërtuara aty-këtu në qendër të Kosovës, rreth Fushë Kosovës, në kufi me Maqedoninë. Të gjitha këto janë forca kaq të vogla, të pakonsiderueshme sa që atje zor të mund jetë diçka reale të ndodhë ndonjë gjë, vë në dukje Aleksandër Karasjov, duke folur mbi rrezikun kërcënues të acarimit të konfrontimit serbo-kosovar. Jo krejt rastësisht në komunitetin Strpce, në kufi me Maqedoninë dhe rajonet përreth manastireve kryesore serbe në Graçanicë dhe Deçan të Lartë serbët kosovarë votuan më aktivisht se sa gjatë viteve paraardhëse: paraqitja e tyre në zgjedhjet në fjalë përbëri nga 1/4 deri në 1/3 e personave të regjistruar në listat zgjedhore”, thotë Aleksandër Karasjov. Tjetër punë është Veriu i Kosovës. Atje në komuna të ndryshme pranë kutive të votimit u paraqitën më pak se 1 % e serbëve, gjë kjo që dëshmon mbi vendosmërinë e serbëve për tu bërë rezistencë edhe më tej në mënyrë të organizuar autoriteteve të Prishtinës. Që këtej e tutje zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve do të varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga aftësia e komunitetit botëror për ta mbajtur situatën nën kontroll. Sepse ka plot persona të tillë edhe midis serbëve kosovarë, edhe midis shqiptarëve kosovarë që duan të acarojnë situatën. Dhe në qoftë se opozita shqiptare, për hir të marrjes së revanshit, do të përpiqet të provokojë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010 çrregullime masive në Veri të Kosovës, atëhere do të jetë plotësisht i mundur shpërthimi i një konflikti të ri të armatosur, me këto fjalë përfundon shënimet e veta vëzhguesi i "Zërit të Rusisë" Pjotër Iskenderov.