Në tre vitet e afërta “Microsoft” do të investojë në Rusi 10 miliardë rubla, njoftoi në intervistën e vet për botimin “Lajmet” Presidenti i “Microsoft Rossia” Nikollai Prjanishnikov. Sipas fjalëve të tij, në Federatën Ruse kompania do të investojë mjete të mëdha financiare, sepse e konsideron atë treg të vet strategjik. Gjithsej këtë vit “Microsoft” do të investojë për teknologjinë e re 9,5 miliardë dollarë. Si rezultat në “Microsoft” do të shfaqen shumë teknologji dhe produkte të reja, tha Prjanishnikov.