Konkursi i këngëve për fëmijë “Junior Eurovision 2009” pavarësisht nga epidemia e gripit u hap sot në kryeqytetin e Ukrainës Kiev. Autoritetet e qytetit ndërmorën të gjitha masat e nevojshme profilaktike. Për të shikuar festivalin mbërritën përfaqësuesit e 13 vendeve të ndryshme. Rusinë e përfaqëson 11 vjeçarja Katja Rjabkova nga Podmoskovja, e cila merr pjesë me këngën “Princi i vogël”, ku ajo është vet kantautore. Konkursi muzikor midis fëmijëve nga mosha 10-15 vjeçare po zhvillohet që prej vitit 2003.