Kreu i ministrisë së energjetikës i Rusisë Sergei Shmatko dhe Komisari i Komisionit Europian për energjetikën Andris Pieballgs nënshkruajtën në Moskë memorandumin mbi mekanizmin e paralajmërimit të hershëm në sferën e enrgjetikës. Ky dokument përcakton veprimet e përbashkëta për parandalimin dhe reagimin operativ në rast të lindjes së situatës së jashtëzakonshme, dhe destinohet të garantojë furnizim të sigurt të energjisë. Ideja e përpunimit të një mekanizmi të tillë lindi pas konfliktit midis Federatës Ruse dhe Ukrainës në fillim të vitit për furnizimet dhe transitin e gazit nëpër territorin e kësaj të fundit, kur lindën ndërprerjet me furnizimet e gazit për në vendet e BE.