Në Uashington konsiderojnë të domosdoshëm nënshkrimin e marrëveshjes së përkohëshme për Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), deklaroi Ndihmës presidenti i SHBA-s për Rusinë dhe Euroazinë Majkl Makfoll. Ai shprehu bindjen, se deri më 5 dhjetor Traktati i ri midis Federatës Ruse dhe SHBA-s nuk do të ratifikohet, pasi ai duhet të kalojë akoma në Senat dhe në Dumën Shtetërore. Sipas fjalëve të Makfollit, marrëveshja e përafërt mund të përgatitet deri më 5 dhjetor, kur skadon afati i veprimit të marrëveshjes së tanishme për ASO.