Marrëveshjet e arritura me Slloveninë i vunë pikë formale procesit të bashkërendimit të dokumenteve që kanë të bëjnë me ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”) me të gjitha vendet e interesuara. Për këtë, siç vë në dukje botimi “Njezavisimaja gazeta”, të paktën, është më se e bindur udhëheqja ruse. Më parë u eliminuan pretendimet e Suedisë dhe Finlandës përkatësisht projektit “Nord Stream” (“Rryma Veriore”). Ndërkohë, ekspertët e vënë fort në dyshim faktin e heqjes përfundimtare të të gjitha pengesave në rrugën e shtrimit të këtyre tubacioneve, nëpërmjet të cilëve duhet të furnizohet lënda e kaltërt djegëse me anashkalim të territorit të Ukrainës. Në qoftë se me itinerarin e gazsjellësit “Nord Stream-it” puna është pak e shumë e qartë, në rrugën e realizimit në jetë të projektit “South Stream” vazhdon të mbetet pengesë serioze problemi që ka të bëjë me moratoriumin bullgar të vendosur ndaj projekteve energjetike me Rusinë, si dhe çështja e lidhur me pozitën e Turqisë, e cila ka dhënë leje tani për tani vetëm për zhvillimin e punimeve kërkimoro-studimore. Tani kanë mbetur pa u zgjidhur një sërë problemesh të vogla në dukje, por jo më pak të rëndësishme: do të duhet të mblidhen së bashku të gjitha kompanitë që do të marrin pjesë në projekt, të përfundohen kontratat, të krijohen ndërmarrjet e përbashkëta, ndërsa të gjitha këto përbëjnë një proces mjaft kohëgjatë. Dhe, së treti, duhet siguruar me doemos garacia me anë të lidhjes së kontratave me qëllim që gazi të kalojë nëpërmjet itinerarit të ri.


Komentimi i atikullit të ditës


Drejtori i përgjithshëm i Kompanisë “Infotek terminal” Rustam Tankajev mendon, se veçoritë e gazsjellësit “South Stream” nuk kufizohen vetëm me sferën ekonomike: “Gazsjellësi “South Stream” është megjithatë, në një masë të konsiderueshme, projekt politik. Çështja e mbulimit të shpenzimeve (payback-ut) të tij është temë mjaft e rrëshqitshme, e lëvizshme. Megjithëse “Gazprom-i” ka bërë shumë e shumë me qëllim që projekti të jetë ekonomikisht i argumentuar. Sigurisht, deri tani itinerari, i cili kalon nëpërmjet territorit të Ukrainës, është më i leverdisshëm. Ndër të tjera nuk është vënë akoma në vijë bashkëpunimi me Turqinë. Ajo do që Rusia të marrë pjesë në projektet e saj të naftës, në veçanti, që ta bëjë portin turk Xhejhan njërin ndër portet kryesorë të naftës në botë. Pra, ka vend në këtë rast përpunimi i një kompromisi thjesht politik. Me Bullgarinë situata është disi më e ndërlikuar. Kështu që do të duhet të bëhet një mjaft punë serioze për arritjen e qëllimit përfundimtar edhe nga politikanët, edhe nga ekonomistët”, konkludon Rustam Tankajev.