Dimitri Medvediev dhe Barak Obama Foto RIA LajmetKontaktet e delegacionit rus “në platformën” e forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të rajonit Aziatiko-OqeanoPaqësor (APEC), që sapo përfundoi në Singapor, fiksuan përmirësimin e ri të atmosferës në marrëdhëniet midis Rusisë dhe partnerëve të saj kryesorë ndërkombëtarë. Temën do ta shtjellojë më tej vëzhguesi ynë Boris Tumanov. Fjalë bëhet, para së gjithash, për marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit, gjendja dhe ecuria e mëtejshme e të cilave varej në mënyrë të veçantë nga problemi i shkurtimit të armatimeve strategjike ofensive dhe nga problemi bërthamor i Iranit. Pikërisht në lidhje me këto dy çështje presidentët rus dhe amerikan konstatuan njëzëri progresin e arritur evident. Gjë kjo bile që i lejoi Barak Obamës të deklarojë në Singapor, se “riformatimi” i marrëdhënieve ruso-amerikane tashmë u realizua. Dhe ky optimizëm i zotit Obama është plotësisht i shpjegueshëm, kur dihet fort mirë se kryetarët e të dy shteteve konfirmuan në mënyrë të njëkuptimshme vullnetin e vet për ti dhënë një dinamikë të re negociatave në lidhje me shkurtimin e armatimeve strategjike ofensive, me qëllim që të arrihet në përfundimin e Traktatit të ri në këtë sferë deri në fund të vitit në vazhdim, siç dhe ishte parashikuar kjo gjë më parë. Synimi i të dyja palëve për arritjen e këtij qëllimi as që mund të shkaktojë, në parim, kurrëfarë dyshimesh. Për më tepër se shumica e detajeve, në lidhje me të cilat vazhdojnë të ruhen ende mosmarrëveshje të caktuara, ka karakter thjesht teknik. Ndërkohë, afrimi i ndjeshëm i pozitave të Moskës dhe Uashingtonit në lidhje me problemin iranian ka karakter të qartë konceptual, duke marrë parasysh faktin se Rusia nuk e fsheh më preokupimin e vet përkatësisht sjelljes së hapur provokuese të Teheranit. Në deklaratën e përbashkët që ka të bëjë me këtë çështje Dimitri Medvediev dhe Barak Obama dhanë të kuptohet fare qartë, se ata nuk kanë ndërmend të presin pambarim përgjigjen nga Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor. “Në qoftë se nuk do të arrihet dot në marrëveshje me të, atëhere mund të shfrytëzohen mjete të tjera me qëllim që të mund të drejtohet ky proces me metoda më efikase”, thuhet në deklaratën në fjalë, duke bërë aluzion në lidhje me mundësinë e përdorimit në rast domosdoshmërie nga ana e komunitetit botëror të masave represive kundër Iranit. Në të njëjtën kohë Ministri rus i punëve të jashtme Sergei Lavrov vuri në dukje, se niveli i mirëbesimit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është rritur në mënyrë të ndjeshme. Është e rëndësishme të vihet në pah gjithashtu se negociatat në Singapor midis Presidentit rus dhe Kryeministrit të Japonisë Yukio Hatoyama çuan në mirëkuptimin reciprok të paprecedentshëm në historinë e zhvillimit të marrëdhënieve ruso-japoneze. Ndërsa kjo gjë, duhet thënë, i shërben për mrekulli hapjes së rrugës drejt përfundimit të Traktatit të shumëpritur të Paqes midis Moskës dhe Tokios. Sipas fjalëve të Sergei Lavrovit, një perpektivë e tillë çelet përpara dy vendeve falë heqjes dorë nga ana e palës japoneze për ta ndërlidhur këtë problem me gjithafarë kushtesh paraprake. Vetkuptohet, se Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia ndodhen akoma vetëm në gjysmën e rrugës në qëllimin për arritjen e rezultateve të dëshiruara në bisedimet e veta përkatëse. Por megjithatë vërehet qartë, se klima më mirëbesuese e vendosur tashmë në dialogun e tyre i shërben përfundimit të tij të suksesshëm, rezultativ.