Filmi i regjizorit kinematografik rus Aleksei Mizgirjev “Buben, baraban” mori çmimin “Për regjinë më të mirë” në festivalin kinematografik në qytetin gjerman Kottbus. Përveç kësaj, juria e pavarur “ekumenistike” (e përgjithshme) i dha çmimin “Për humanizëm” këtij filmi. Më parë ky filëm “Buben, baraban” mori dy çmime në festivalin kinematografik në qytetin Llokarno të Zvicrës: për regjinë dhe filmin më të mirë. Në filëm pas një peridhe të gjatë kohe interpretoi ylli i kinematografisë ruse të periudhës së perestrojkës Natalja Negoda.