Rusi Maksim Devjatovskij u bë fitues i turneut “Champions Trophy” në disiplinën e gjimnastikës sportive në Shtutgardin gjerman. Devjatovskij fitoi etapën e katërt përfundimtare, duke grumbulluar 90,325 pikë dhe renditet i pari. Vendin e dytë në renditjen e përgjithshme e zuri gjermani Fabian Hambjuhen, të tretin e ndanë amerikani Jozef Hagerti dhe britaniku Daniell Kitings.