Rusia është e gatshme të bëhet furnizuese ekskluzive e gazit natyror të lëngëzuar për Singaporin. Për këtë deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në takimin me biznesmenët e të dy vemdeve si përgjigje ndaj fjalëve të Kreut të kompanisë “Keppel” Çu Çao Benga, i cili shprehu besimin, se “në të ardhmen “Gazprom” do të bëhet furnizues i lëndëve energjetike për Singaporin, dhe ne do të përpiqemi të garantojmë të drejtat ekskluzive, kur të përfundojë bashkëpunimi ynë me “British gaz”. “Ne regjistruam në Singapor kompaninë “Gazprom marketing and treading” që do të fillojmë punën në fillim të vitit”, njoftoi Medvediev.