Në Serbi janë shpallur tre ditë zie në lidhje me ndarjen nga jeta të Patriarkut të Serbisë të Kishës Orthodhokse Pavell. Patriarku i Shenjtë u nda nga jeta të dielën në moshën 95 vjeçare. Pavell mbështeste lidhjet e ngushta me Kishën Orthodhookse Ruse (KOR), e cila zë një pozitë parimore për problemin e Kosovës. Hera e fundit që ai vizitoi Rusinë ishte në vitin 2007, duke mbështetur bashkimin e KOR në Rusi dhe jashtë shtetit.