Presidentët e Federatës Ruse dhe SHBA-s, përkatësisht Dimitri Medvediev dhe Barak Obama ranë dakort që ta bëjnë mekanizmin e kontrollit për shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) më të thjeshtë dhe më të kursyeshëm, deklaroi për gazetarët kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov pas takimit të liderëve të të dy vendeve në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Oqean Paqësor (BEAOP) në Singapor. Përveç traktatit për ASO, të cilin FR dhe SHBA-s planifikojnë ta përfundojnë deri në fund të vitit, palët diskutuan problemin iranian. Dimitri Medevediev deklaroi, se Rusia dhe SHBA-s do të kërkojnë nga Irani përmbushjen e detyrimeve për problemin bërthamor, por në qoftë se ai nuk do ta bëjë këtë, ata do të ndërmarrin masa të tjera.