Më 14 nëntor Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev do të mbërrijë me një vizitë në Singapor, ku gjatë ditëve të kësaj fundjave do të mbahet samiti i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të rajonit Aziatiko-OqeanoPaqësor (APEC). Qëllimi i takimit “pa kollare” është shqyrtimi i masave antikrizë, i rrugëve të reformimit të sistemit financiar botëror dhe zhvillimit të ekonomisë rajonale në periudhën e postkrizës. Korrespondenti ynë special Mihaill Kurakin njofton nga Singapori si vijon: Në Singapor do të hapet samitit i APEC-it — Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të rajonit Aziatiko-OqeanoPaqësor. Zhvillimi i forumit aktual nën devizën “Drejt zhvillimit të qendrueshëm dhe forcimit të lidhjeve rajonale” përkoi në kohë me 20 vjetorin e Krijimit të APEC-it. Pjesëmarrësit e forumit do të diskutojnë masat antikrizë, liberalizimin e tregtisë në rajon, luftën kundër terrorizmit dhe ndryshimit të klimës. Në lidhje me këtë shpreh mendimin e vet eksperti i Institutit të studimeve ndërkombëtare të Institutit Shtetëror Moskovit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të MPJ të Rusisë Leonid Gusjev: “Në APEC-s hyjnë 19 vende dhe 2 rajone-Honkongu dhe Tajvani. Qëllimi kryesor i Organizatës është sigurimi i tregtisë së lirë e të hapur dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal. Këto janë temat qendrore të diskutimeve që do të zhvillohen në Singapor. Pjesëmarrësit e tyre do të diskutojnë gjithashtu problemet që kanë të bëjnë me ngrohjen globale të klimës. Dimitri Medvediev është mëse i bindur në efektivitetin e forumit në fjalë dhe do të dëshironte të diskutonte në takimet me kryetarët e shteteve modelin e zhvillimit të postkrizës, i cili aktualisht i preokupon me plot të drejtë të gjithë. Në veçanti-rrugët e reformave strukturore që janë pjekur me të vërtetë në ekonominë botërore, çështjet e protekcionizmit tregtar, të cilat janë bërë gjithashtu mjaft të mprehta këto kohët e fundit. Me qëllim që të bëhet më i larmishëm rendi i ditës i forumit, i cili, pa dyshim, është tejet i rëndësishëm por jashtëzakonisht i mërzitshëm për jo specialistët, është organizuar një program kulturor që përfshin në vetvete shfaqjen e teatralizuar me pjesëmarrjen e 80 mjeshtrave të arteve nga Singapori. Në këtë mënyrë organizatorët e samitit të Singaporit do të përpiqen të krijojnë një atmosferë të relaksuar dhe mbresëlënëse për diskutimin e problemeve më të ndërlikuara aktuale botërore.