Vladimir Barsukov-Kumarin Foto RIA LajmetNë Shën Petersburg u vu pika në procesin e bujshëm gjyqësor të personit legjendar në botën kriminale Vladimir Barsukov-Kumarin. Atë e kishin pagëzuar me emrin “Guvernatori i natës” i kryeqytetit verior rus. Gazeta “Bremia novostei” shkruan, se ky autoritet i botës kriminale ka qenë lider i grupimit mjaft të autoritetshëm kriminal të Tambovit, i cili e pat shtrirë “veprimtarinë” e vet, ndër të tjera, edhe në Shën Peterburg. Ky grupim ka realizuar rrëmbimim, zënien e dhunshme të më shumë se dhjetë ndërmarrjeve peterburgase. Kësaj bande i inkriminohet: ushtrim shantazhi, pastrim të ardhurash financiare të fituara me rrugë kriminale. Në lidhje me këto akuza banditët janë dënuar me afate të ndryshme heqje lirie. Në një procedurë të veçantë gjyqësore ndaj kësaj bande është ngritur aktakuza për organizim vrasjesh. Grupimi kriminal përbëhej nga 20 veta. Brenda tij ishte krijuar bile edhe grupi special që merrej me legalizimin e objekteve të zëna, të rrëmbyera nga ai me dhunë. Me qëllim që të fshihnin gjurmët e krimit, pjesëtarët e kësaj bande ia rishisnin njëri-tjetërit kompanitë e rrëmbyera. Çështja penale sipas faktit të rrëmbimit të pronës u ngrit në vitin 2005 mbi bazë të deponimit të pronares së një restoranti në Shën Peterburg, e cila pati mundësinë ti ankohet për këtë gjë personalisht guvernatores së qytetit Valentina Matvienko. Dhe atëhere çështja bëri bujë të madhe duke kaluar bile në vlerësimin gjyqësor të saj, vë në dukje gazeta “Vremia novostei”. Në këtë rast dashur pa dashur lind pyetja: “Përse faktet e shumta të sulmeve, inkursioneve të kësaj bande nuk qenë bërë gjerësisht publike dhe nuk u morrën masa të vendosura për parandalimin dhe çrrënjosjen e tyre? Me një pyetje të tillë ne iu drejtuam juristit. Sergei Semashkin, juristi i njohur moskovit, është krejtësisht i bindur në atë, se në parim, që nga koha e fillimit të procesit në lidhje me çështjen e “Guvernatorit të natës” të Shën Peterburgut shumë pak gjëra kanë ndryshuar. Një numër i madh ndërmarrjesh në vend nuk punojnë me kapacitet të plotë. Kurse vendet tradicionale “ku bëhet dhe qarkullon para e madhe”, të tilla si restorantet, lokalet e argëtimit, janë parajsë e vërtetë për veprimtarinë e grupimeve të organizuara kriminale. Por momenti kryesor, ndaj të cilit tërheq vemendjen e vet juristi Sergei Semashkin, janë boshllëqet ligjore ose mungesa e legjislacionit. Këtë pikëpamje e mbështet plotësisht edhe Zëvendës kryetari i Komitetit të dhomës së ulët të parlamentit - Dumës Shtetërore - për legjislacionin dhe ndërtimin shtetëror Viktor Iljuhin. “Me të vërtetë, thotë ai, në vend faktikisht nuk punojnë më shumë ndërmarrje. Stafi drejtues i tyre duke u përpjekur të gjejë rrugëdalje nga kriza, nga e keqja, ndonjëherë bie në ujdi me kriminelët, për të cilët situata në vend në sferën e mbulimit me punë është mjaft e favorshme. Kurse këta të fundit me rrugë makinacinesh e intrigash pushtojnë, vënë në zotërim objektet që dëshirojnë. Të gjitha këto i shkaktojnë një dëm shumë të madh, serioz ekonomisë. Në procesin e shqyrtimit të çështjeve gjyqësore figuron një numër shumë i madh, të themi, personazhesh dhe momentesh paraprirëse. Ne në Dumën Shtetërore po e ndjekim që prej kohësh me vemendje gjithë këtë punë dhe propozojmë që përgjegjësia për çështje të tilla të sanksionohet në mënyrë të posaçme në Kodin Penal të vendit.