Dimitri Medvediev doli në mbrëmje me mesazhin e dytë drejtuar Asamblesë Federale-parlamentit të Rusisë. Mesazhi i Presidentit ishte më i gjati për gjithë historin e Rusisë: ai foli 1 orë e 40 minuta, shkruan botimi “Nezavisimaja gazeta”. Faktikisht u lexua programi i zhvillimit strategjik të vendit për shumë vite të ardhshëm. Gjatë kësaj ai paralajmëroi franksionet opozitare , se ata nuk duhet ta luhasin barkën politike. Gati menjëherë në fjalimin e vet Dimitri Medvediev kritikoi mekanizmin e ekonomisë ruse dhe të kaluarën e para pak kohëve. “Tani për tani u rritën çmimet e naftës, shumëkush, gati të gjithë patën iluzione, se reformat strukturore mund të prisnin”, theksoi ai. “Nuk duhet të vonojmë më. Modernizimi dhe rimëkëmbja teknologjike e sferës së vet shtetërore është çështje mbijetese në botën bashkëkohore”, deklaroi ai. Pjesa ekonomike e mesazhit të Presidentit ishte shumë e gjetë. Por në të tingëlloi premtimi “i marrjes së masave operative, me qëllimim që të mos lejohet rënia e theksueshme e nivelit të jetesës në monoqytetet (qyteza të ndërtuara rreth e qark qendrave industriale) e vendit”, popullsia e të cilëve ka lidhje me ndonjë nga ndërmarrjet, por përveç kësaj, u bë premtimi për sigurimin e gjithë popullsisë së vendit me ilaçe cilësore dhe të lira dhe kujdesin për veteranët e Luftës së Madhe Patriotike. Por, sigurisht, theksi kryesor i propozimeve të Presidentit u bë mbi aspektin politik. Botimi “Rossiskaja gazeta” vuri në dukje, se ai e konsideron të domosdoshëm kursin për zhvillimin e ngadaltë dhe evolucionar të sistemit politik të vendit. Kështu, ai është i bindur, se nevojiten kritere unike të përzgjedhjes së deputetëve në mbledhjet legjislative të rajoneve të ndryshme. Dimitri Medvediev mendon se nuk është e detyrueshme mbledhja e firmave për partitë, të cilat kanë fituar në zgjedhjet rajonale për vazhdimin e mëtejshëm të pjesëmarrjes së vet në zgjedhjet e tjera. Kurse në perspektivë ndoshta do të hiqet dorë plotësisht nga kjo masë për të gjitha partitë politike ekzistuese, bën të ditur botimi “Rossiskaja gazeta”.