Trajneri kryesor i skuadrës përfaqësuese ruse të futbollit Gus Hidding e konsideron Slloveninë kundërshtare serioze dhe premton, se rusët do të lozin një lojë sulmuese gjatë ndeshjes së parë për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në kampionatin botëror të vitit 2010. “Hyrja e skuadrës ndër skuadrat e para në botë ka rëndësi edhe për prestigjin e vendit, edhe për futbollin rus, edhe për lojtarët”, tha Gus Hidding në vigjilje të lojës. Sipas fjalëve të tij, Sllovenia ka një skuadër të organizuar mirë, ata mbrohen në mënyrë të shkëlqyer dhe janë të rrezikshëm në sulme. Futbollistët e skuadrës përfaqësuese ruse e kuptojnë, se ata i pret takimi me një kundërshtar serioz.