Kompania ukrainase “Ukratomenergostroj” hyri në organizatën ruse të vetrregullimit të partneritetit jokomercial “Sojuzatomstroj”. Për këtë njofton shërbimi i shtypit të ndërmarrjes. Pjesëmarrja në këtë bashkim është kusht për aksesin tek punët për ndërtimin e energjisë bërthamore të Federatës Ruse. Sipas mendimit të Drejtores së “Ukratomenergostroj” Valeria Shtogrina, “Federata Ruse dhe Ukraina kanë lidhje tradicionale të forta për sa i përket kompleksit energjetiko-bërthamor, prandaj nga të gjithë partnerët e huaj do të kërkohen pikërisht kompanitë ukrainase në radhë të parë për në objektet atomike ruse”.