Dy vendet e reja të paplotësuara vakante - të Presidentit dhe Kreut të MPJ mbarëeuropiane - janë bërë tashmë objekte preokupimi të veçantë për liderët e Bashkimit Europian. Në mjetet europiane të informimit masiv, si në një kaleidoskop, regëtijnë emrat e favoritëve që do të diskutohen më 19 nëntor në samitin e BE. Ku e ku më rrallë diskutohet ana thelbësore e problemit - ajo që ka të bëjë me kufijtë realë të plotfuqishmërive pushtetore të përcaktuesve të fateve të politikës unike të Bashkimit Europian. Shumica e analistëve janë të një mendimi në lidhje me atë, se në postin e Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, ka shumë të ngjarë, të vihet një figurë jo ambicioze, dhe ndoshta bile aspak shprehëse, pa përmbajtje të thellë. Për plotësimin e funksioneve thjesht përfaqësuese, që gjoja i atribuojnë asaj personat me peshë të politikës së madhe, një figurë e tillë është varianti më i përshtatshëm. Tjetër punë është Ministri i punëve të jashtme: sepse atij do ti duhet të mbrojë interesat e 27 anëtarëve të BE në arenën ndërkombëtare. Dhe kjo nuk do të jetë aspak një punë e lehtë. Ne i drejtohemi me pyetjen ekspertit tonë: Një post ky i cili që fillimisht nuk është për tu patur zili? Përgjigjet Shefi i Katedrës së BE të Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të MPJ të Federatës Ruse, doktori i shkencave juridike Oleg Barabanov: “Miratimi i Traktatit të Lisbonës mbi funksionimin e BE do të forcojë dhe do të përmirësojë drejtueshmërinë e tij. Kryetari i Këshillit Europian do të zgjidhet për 2 vjet e gjysëm në vend të kryesimit aktual të çdo shteti në të për një periudhë gjashtë mujore. Posti i dytë është ai i Përfaqësuesit suprem për punët e jashtme, i cili do të rri njëkohësisht në dy kolltuqe - në atë të Këshillit Europian dhe të Komisionit Europian”, thotë Oleg Barabanov. Intrigë fort e ndërlikuar. A do të mund të bashkëveprojnë dot me njëri-tjetrin kryetari i Komisionit Europian dhe dy drejtuesit e rinj apo do të fillojë tërheqja nga vetja e jorganit për çdonjërin nga ata. Varianti ideal do të ishte ai: kur Kryetari i Këshillit Europian të perceptohet si njëfarë presidenti jo me ofiqe fort të larta nderi, kurse Kryetari i Komisionit si Kryetar qeverie, ndërsa i treti-si ministër i punëve të jashtme. Ky i fundit do të ketë një punë shumë të vështirë. Atij do ti duhet të rregullojë funksionimin e marrëdhënieve brenda për brenda vetë këtij trekëndëshi. Ai nuk do të dëshirojë aspak të ndodhet në pozitë të ulët, të përulur. Atij do ti duhet të ndërtojë marrëdhëniet me të gjitha shtetet e BE. Interesat e tyre janë të planeve mjaft të ndryshme. Pavarësisht nga të gjitha pritjet e bukura, shpresat plot dritë e gaz, me të cilat e presin në Bruksel hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, është plotësisht i mundur megjithatë vështirësimi i procesit të miratimit të vendimeve. Kryeqytetet e mëdha nuk do të dëshirojnë t’ia dorëzojnë plotfuqishmëritë e veta Përfaqësuesit suprem. Kurse kryeqytetet e vendeve të vogla do të duan të fitojnë sa më shumë dividende që të jetë e mundur për veten.