Epidemia e gripit në Ukrainë nuk do të ndikojë në afatet e zhvillimit të “Eurovision-it" për fëmijë në Kiev nga 16-21 nëntor, por, ka mundësi të mbetet pa shikues, “në qoftë se situata do të keqësohet”, njoftoi zëvendës Kryemjekja sanitare e Ukrainës Ljudmilla Muharovskaja. Ajo shtoi, se gjatë kohës së zhvillimit të konkursit do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera shtesë: regjimi i përdorimit të maskave, ajrosja, dizifektimi etj. “Eurovision-i" për fëmijë zhvillohet që prej vitit 2003. Në të marrin pjesë fëmijët e moshës 10-15 vjeçare.