Udhëheqja ushtarake e Gjeorgjisë iu drejtua Turqisë me kërkesën për ndihmë në krijimin e forcave speciale operative. Për këtë njoftuan në shërbimet speciale ruse. Fjalë bëhet për krijimin e batalionit Rangers. Ai do të jetë pjesë kryesore, trupat e të cilit do të stërviten për të vepruar në rajonet kodrinore dhe malore. Në shtabin e Përgjithshëm rus tregojnë, se pas konfliktit të armatosur në Kaukaz në gusht të vitit të kaluar në Gjeorgji u krijua programi që quhet “Studimi i mësimeve të luftës”. Sipas fjalëve të përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeorgjia si dhe më parë merr ndihmë ushtarake nga vendet e NATO-s, Izraeli dhe Ukraina.