Rusia i bën thirrje BE që të bashkohet me masat paralajmëruese, ndër të tjera ato financiare, për garantimin e transitit të gazit pa ndërprerje nëpër Ukrainë. Shkaqet e interesimit të Moskës për furnizimin e lëndës energjetike në Europë janë më se të kuptueshme, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë pranë BE Vladimir Çizhov. Në këtë çështje, bëri të qartë ai, përzihet aktivisht faktori paraelektoral në Ukrainë. Më 17 janar të vitit të ardhshëm në Ukrainë do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale, dhe tema e furnizimit dhe transportimit të gazit rus nëpërmjet territorit të saj u bë një nga më kryesoret të kësaj fushate elektorale, vuri në dukje Çizhov.