Të paktën 20 veta vdiqën dhe 50 të tjerë u plagosën si rezultat i akteve terroriste, të ndërmarra nga talebanët në Pakistan dhe Afganistan. Në Kabull një terrorist kamikaze në një automobil me lëndë plasëse u përplas me një makinë të blinduar të NATO-s afër me bazës ushtarake amerikane. Në Pakistan shpërthimi që u krye nga një trup kamikaze, buçiti në ndërtesën e shërbimit special në Peshavar. Aktivizimin e sulmeve të befasishme të talebanëve analistët e lidhin me operacionin e gjerë antiterrorist. Ai do të zhvillohet që nga 17 tetori në rajonet kufitare të Afganistanit me Pakistanin, ku janë vendosur bazat kryesore të guerrilasve.