Në qeverinë e Rusisë duhet të duket së shpejti posti i personit që do të përgjigjet personalisht për gjendjen e punëve në Kaukazin e Veriut. Me një propozim të tillë doli në Mesazhin e vet drejtuar Asamblesë Federale-parlamentit të vendit-Presidenti Dimitri Medvediev. Kryetari i shtetit mendon, se situata në Kaukazin e Veriut është problemi më serioz i brendshëm politik i Rusisë. Niveli i korrupsionit, dhunës, ndikimit të klaneve fisnore është i paprecedentshëm në rajon. Burim problemesh, vuri në dukje Dimitri Medvediev, është, para së gjithash, prapambetja ekonomike dhe mungesa tek shumica e popullsisë e perspektivave normale jetësore. Pikërisht për këtë arsye udhëheqja e vendit ka ndërmend ti kushtojë një vemendje prioritare problemeve social-ekonomike të Kaukazit të Veriut, theksoi Presidenti Dimitri Medvediev. Për koordinimin efektiv të punëve në këtë drejtim dhe duhet përfaqësuesi i qendrës federale, i cili të zotërojë plotfuqishmëri të mjaftueshme. Dhe një njeri i tillë do të duket së shpejti, siguroi Kryetari i shtetit. Ja si e komentoi aspektin verikaukazian të Mesazhit të Presidentit në intervistën e vet ekskluzive dhënë radiokampanisë “Zëri i Rusisë” Zëvendësi i Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit të kulturës strategjike Andrei Arishiev: “Bisedat mbi reformimin e sistemit të drejtimit shtetëror në Kaukazin e Veriut po zhvillohen tashmë që prej shumë kohësh. Dhe deklarata e Presidentit në lidhje me këtë temë, që u bë nga ai në kuadrin e Mesazhit të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale, nuk është aspak ndonjë gjë e papritur. Duket krejtësisht qartë, se sistemi, pavarësisht nga fjalët që dëgjohen dhe deklaratat që bëhen mbi ndërtimin e vertikales strikte të pushtetit, nuk funksionon në masën e duhur. Përndryshe njoftimet tragjike nga Kaukazi i Veriut mbi aktet terroriste nuk do të bëheshin dukuri e përditshme. Bisedat mbi atë se në Kaukazin e Veriut duhet të vendoset një farë posti i ngjashëm me atë të guvernatorit të gjithë Kaukazit të Veriut po zhvillohen që prej kohësh. Por realizimi i një reforme të tillë kardinale ndodhet nën një pikëpyetje të madhe. Është krejtësisht evidente, se ajo në mënyrë të pashmangshme do të ndeshet me një rezistencë të fortë nga ana e klaneve dhe elitave lokale. Por ndërkohë vektori është përcaktar dhe avancimi në këtë drejtim është i domosdoshëm”, konkludon Andrei Arishiev. Dimitri Medvediev e ngarkoi qeverinë me detyrën për të përpunuar kriteret e veprimtarisë efektive të organeve federale të pushtetit ekzekutiv në Kaukazin e Veriut deri më 1 janar të vitit 2010. Qeveria federale mori gjithashtu detyrën që të përpilojë brenda një viti e gjysëm listën e programeve investuese për Kaukazin e Veriut.