Në Rusi përshëndesin hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës dhe shpresojnë se reforma në BE do të bëjë të mundur rritjen cilësore dhe rezultative të dialogut midis Rusisë dhe BE, deklaroi Ndihmësi i Presidenti të Federatës Ruse Sergei Prihodko. Ai vuri në dukje, se samiti i pritshëm Rusi-BE më 18 nëntor në Stokholm do të zhvillohet në një moment kyç për BE, kur do të përfundojnë procedurat që kanë të bëjnë me ratifikimin e Traktatit të Lisbonës. Prihodko shprehu besimin e vet se reformimi i instituteve të BE do të mundësojë përshpejtimin e punës mbi tekstin e Marrëveshjes së re të bashkëpunimit të Rusisë dhe BE.