Delegacioni qeveritar i Moskës me në krye Kryebashkiakun Juri Lluzhkov mbërriti në Abkhazi. Sipas përfundimeve të negociatave me Presidentin e kësaj Republike kaukaziane Sergei Bagapsh do të nënshkruhen marrëveshja mbi bashkëveprimin në fushën ekonopmiko-tregtare, tekniko-shkencore dhe humanitaro-kulturore dhe memorandumi mbi bashkëpunimin në sferën e produkteve ushqimore. Në kuadrin e vizitës së vet Kryebashkiaku i Moskës do të vizitojë vendqëndrimin e trupave kufitare ruse, bazën sportive në fshatin Esher dhe do të shkojë në filarmoninë shtetërore të Abkhazisë.