RPD e Koresë paralajmëroi, se i pranon “masat e rrepta ushtarake” për mbrojtjen e ujrave të veta territoriale në Detin e Verdhë. Në deklaratën e udhëheqjes në Phenian, të shpërndarë nga agjencia CTAK, flitet,se lajmi përkatës tashmë është dërguar për në Seul. Më 10 nëntor në Detin e Verdhë ndodhi një përplasje e armatosur e anijeve të Koresë së Veriut dhe të Jugut. Vendi i këtij incidenti u bë vija kufitare “e vendosur” nga OKB-ja pas përfundimit të luftës së Koresë të viteve 1950-53. RPD e Koresë nuk e njeh këtë vijë kufitare, duke ngulur këmbë për zhvendosjen drejt jugut, afër me vijën, e cila ndan Gadishullin Korean në dy shtete.