Presidenti Dimitri Medvedeiv e quajti forumin e vendeve të Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Oqean Paqësor (BEAOP) motorr integrimi në rajon dhe deklaroi mbi gatishmërinë e Rusisë për të qenë partnere e sigurt dhe përgjegjëse e kësaj organizate. Në artikullin e gazetës, të publikuar në prag të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Oqean Paqësor në Singapor më 14-15 nëntor, Medvediev shprehu interes në atë që rajonet ruse Sibir dhe Lindja e Largme të përfshihen direkt në integrimin rajonal. Në vitin 2012 Rusia si kryetare e Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Oqean Paqësor do të zhvillojë në Vlladivostok samitin e vet.