Moska del për ruajtjen kompakte të përbërjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe del kundër përpjekjeve për të cënuar të drejtat e anëtarëve të tij të përhershëm. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin, duke marrë fjalën në New-York në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sipas mendimit të tij, çdo lloj ndryshimesh në përbërjen e Këshillit të Sigurimit do të vështirësonin punën e gjithë organizatës ndërkombëtare dhe do të shkaktojnë kundërshtime në shumë vende të ndryshme, para së gjithash, në “G-5” të anëtarëve të përhershëm.