Niveli i bashkëpunimit të Kanadasë dhe Rusisë në realizimin e Programit global të partneritetit kundër përhapjes së armës së shfarosjes në masë që nga fillimi ishte i shkëlqyer. Një mendim të tillë shprehu Drejtori i përgjithshëm i pjesës ukrainase të Programit Troj Llullashnik në intervistën e vet dhënë për agjencinë ITAR-TASS. Kjo iniciativë parashikon likuidimin potencial të armatimeve kimike, çmontimin e nëndetëseve bërthamore, përdorimin e sigurt të lëndëve radioaktive. Ky program u krijua në vitin 2002 dhe aktualisht në të marrin pjesë 13 vende. Rezultatet e punës do të rishikohen në samitin e pritshëm në vitin 2010 në Kanada në “G-8”.