Bashkëpunimi i NATO-s me Rusinë, forcimi i regjimit global të përhapjes bërthamore për llogari të ambicieve bërthamore të Iranit, zhvillimi i situatës në Afganistan dhe Pakistan, mundësitë potenciale të integrimit në bllok të Gjeorgjisë dhe Moldavisë. Të tilla janë temat kryesore që do të hapin në qytetin skocez Edinburg sesionin e përvitshëm të 55-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në punën e saj marrin pjesë 340 parlamentarë nga 28 vende të Aleancës.