Rrota… Pikërisht Rrotën quajnë qyterarët rusë si shpikjen më të dobishme të njerëzimit. Dhe jo vetëm për faktin se në gjithë territorin e Rusisë me ardhjen e stinës së dimrit do të duhet të ndërrohen gomat e automjeteve. Por sido që të jetë në të vërtetë, Rrotën, në rolin e shpikjes më të dobishme, përmendën këto ditë 21 % e 3 mijë qytetarë rusë të anketuar me porosinë e botimit “Vedomosti” nga Qendra studimore e portalit SUPERJOB.RU në të gjitha qarqet federale të vendit. Në pesëshen e shpikjeve më të dobishme, duke gjykuar nga përgjigjet e të të anketuarëve, hynë Elektriciteti “pro” të cilit votoi çdo respondent i dhjetë rus (10 % e të të anketuarëve), Interneti -8%, Kompjuteri-7 % dhe Telefoni-6 %. Nga ana e saj një javë më parë BBC publikoi versonin e vet të shpikjeve më të rëndësishme të njerëzimit. U anketuan për këtë qëllim 10 mijë veta. Shpikjen kryesore banorët e Britanisë së Madhe quajtën Rëntgenin. Në vendin e dytë në listën e shpikjeve u rendit Penicilina. Në vendin e tretë-përcaktimi i strukturës së ADN-së. Kurse më pas shpikjet në listën e lartpërmendur u radhitën pa ndonjë sistem të veçantë me dominante evidente teknike. Ne iu lutën kësaj here për ti bërë vlerësim prioriteteve të veta dy qytetarëve të njohur rusë. I pari shprehet shkrimtari Dimitri Bikov. “Shpikjet më të dobishme janë për mendimin tim: kompjuteri, raketa kozmike, automatiku Kallashnikov, salçiçja, shprehet Dimitri Bikov, ndërsa më të padobishmet, mund të thuhet, se janë kontraceptivët. Njerëzimi duhet të zhvillohet, të shumohet. Sepse i bie të veprohet në këtë rast jo sipas vullnetit të Perëndisë!”
Anatoli Vasserman, publicisti me emër në vendin tonë thotë: “Mendoj, në qoftë se do të marrim gjithë zhvillimin e historisë së njerëzimit, se shpikja më e rëndësishme ka qenë blegtoria dhe bujqësia. Domethënë, vetë parimi i qendrimit ndaj jetës dhe ndaj ruajtjes së saj. Ndërsa ndër objektet më të padobishme mund të përmenden pa frikë, dhe në këtë rast unë pajtohem plotësisht me mendimin e Dimitri Bikovit, kontraceptivët si dhe shumë gjëra të tjera që frenojnë zhvillimin e njerëzimit”, konkludoi Anatoli Vasserman.