Gazetarja e radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Olga Sherbakova u nderua me çmim për emisionin që i kushtohet likuidimit të pasojave të tërmetit shkatërrimtar në provincën kineze Siçuan në maj të vitit të kaluar, në Konkursin ndërkombëtar të radioprogrameve që u zhvillua në Kinë. Hero i emisionit të saj u bë kinezi që jeton prej kohësh në Rusi, i cili vullnetarisht iu bashkua skuadrës së shpëtuesve rusë që punuan në rajonin e fatkeqësisë natyrore. Në konkurs u paraqitën 19 punë të radiokompanive që trasmetojnë në gjuhën kineze.