Për postin e Presidentit të Ukrainës pretendojnë 18 kandidatë, njoftuan në selinë e KQZ-së së vendit. Zgjedhjet do të zhvillohen më 17 janar të vitit 2010. Sipas rezultateve të anketimeve sociologjike, më të favorizuarit janë Lideri i partisë rajonale Viktor Janukoviç si edhe Kryeministrja Julia Timoshenko. Rejtingu i tyre rezulton përkatësisht 30% dhe 20%. Kryetari aktual i shtetit Viktor Jushenko do të luftojë për mandatin e dytë presidencial. Por për nga popullariteti që gëzon ai mbetet shumë mbrapa tyre.