Shtabi i Përgjithshëm i RF është në dijeni se nga vijnë armët në Gjeorgji Shtabi i Përgjithshëm rus disponon listën e vendeve që ndihmuan Gjeorgjinë në rivendosjen e potencialit ushtarak pas ngjarjeve të gushtit të vitit të kaluar, raportoi Shefi i këtij shtabi Nikollai Makarov. Gjenerali vuri në dukje, se bëhet fjalë për furnizimin e Gjeorgjisë me armë artilerike, qitëse si edhe me sisteme të mbrojtjes kundërajrore. Por gjatë kësaj Makarov nuk saktësoi se për cilat shtete bëhej fjalë konkretisht. Një vit më parë forcat gjeorgjiane sulmuan Osetinë e Jugut. Rusia për ti dalë në mbrojtje banorëve paqësorë, dëboi ushtarakët gjeorgjianë nga rajoni.