Klasiku i letërisë ruse - në lëvizjen olimpike?.. Një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në Soçi, në kryeqytetin e Olimpiadës dimërore 2014, dhe vetëm tani. Një ndër pikat më të madha turistike ruse pranë Detit të Zi fillon më 12 nëntor Programin grandioz kulturor Olimpik me festivalin teatral, i cili i përkushtohet 150 vjetorit të ditëlindjes së Anton Çehovit që do të kremtohet vitin e ardhshëm në mbarë botën. Spektaklet me skenarë nga veprat e shkrimtarit të famshëm rus do të luhen në “Ditët e Çehovit në Soçi ” (deri më 20 janar) nga trupat teatrale të qyteteve të ndryshme të Rusisë. “Ky eveniment është me një rëndësi të veçantë për Soçin”, theksoi në intervistën vet dhënë për “Zërin e Rusisë” Organizatori i festivalit Aleksei Bedehtin: “Kjo është ngjarja e parë kulturore së cilës i është lejuar zyrtarisht të përdorë brand-in e Lojrave Olimpike. Ato trupa teatrale, që do të marrin pjesë në ketë festival, do të kthehen në qytetet e tyre me shenjën e Lojrave Olimpike në diplomat e veta. Sepse pikërisht ata janë pjesëmarrësit kryesorë të projektit grandioz - Olimpiada Kulturore, i cili do të realizohet në Soçi nga viti 2010 deri në 2014. Në këtë projekt do të përfshihen gjithashtu edhe Viti i kinematografisë, i teatrit, i muzikës dhe i muzeumeve. Sipas mendimit të Komitetit Organizativ “Soçi 2014”, e gjitha kjo bëhet me qëllim që të afrohen vlerat kulturo-arsimore dhe olimpike. Dhe hedhja e bazave për krijimin e kësaj aleance ekskluzive i është besuar festivalit “Ditët e Çehovit”. Do të startojë ai me monospektaklin e aktorit të njohur rus Igor Kashincev “Guaskat gazmore të detit”, të vënë në skenë sipas motiveve të tregimeve humoristike të shkrimtarëve ruse të fillimit të shekullit të XX-të, duke përfshirë, sigurisht, edhe Anton Çehovin. Organizatorët shpresojnë që i gjithë festivali të kalojë në një atmosferë jo zyrtare, si i thonë fjalës “pa kollare”, tha Aleksei Bedehtin. “Qëllim i festivalit është që të tregohet sa më shumë mbi veprimtarinë letrare të Çehovit në forma të ndryshme. Dhe sa më shumë gjëra “jashtëformatit” të ketë, aq më tepër do ti afrohemi ne qëllimit tonë. Sepse ky është një komunikim aktiv, i gjallë, lëvizje e përhershme dhe zhvendosje e vazhdueshme… Madje edhe ekspozita-instalacion në hollin e teatrit, e përfytyruar si zhytje në botën e Çehovit, gjithashtu nuk do të jetë statike. Ata persona që janë të apasionuar pas Çehovit kanë filluar të sjellin me dëshirën e tyre “eksponate” origjinale, për shembull, manekinë, kukulla të stolisura me veshjet e heronjve të Çehovit. Përderisa ekziston një “dëshirë e tillë e popullit”, ne vendosëm që çdokush mund të plotësojë muzeun me “eksponate” edhe pse ai nuk do të funksionojë për një kohë shumë të gjatë. Kështu që duke ardhur në spektaklin e radhës spektatorët do të kenë mundësinë të shikojnë diçka të re. Ata do të njihen gjithashtu me ata persona që kanë të njëjtët mbiemra me heronjtë e Çehovit, të cilët organizatorët i kanë gjetur në Soçi në vigjilje të festivalit. Këta mysafirë të veçantë do tu tregojnë spektatorëve, se në ç’mënyrë mbiemri i personazheve Çehoviane ka influencuar në jetën e tyre, dhe, sigurisht, do të ishte mirë sikur të luanin ndonjë ekspromt të vogël në lidhje me këtë temë. Kjo lloj gjinie është me të vërtetë e vështirë, prandaj, me sa duket nga të gjitha, do të ishte më e lehtë të fitoje në konkursin e quajtur “reçeli çehovian”: dhe fitues në të do të bëhen ata persona që do të sjellin pikërisht atë lloj reçeli që përmendet në veprat e shkrimtarit. Por mos t’ju shkojë mendja direkt tek reçeli i bërë me vishnje. Në dramën më të famshme të Çehovit “Kopshti i vishnjeve” nuk bëhet fare fjalë për reçelin…