Dimitri Medvediev Foto RIA LajmetRusia pas 5 vjetësh duhet të bëhet hallkë kyçe në strukturën botërore të telekomunikacioneve. Zhvillimi i sistemeve të ndërlidhjes, komunikacioneve dhe teknologjive kozmike është kusht i rëndësishëm për avancimin e vendit përpara. Kjo është një nga detyrat e përcaktuara nga Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në Mesazhin e tij të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale - parlamentit të vendit. Rusia për këto vite që kaluan u spostua nga njëri prej vendeve të para në atë të 63-të në botë në sferën e zhvillimit të infrastrukturës së komunikacionit. Situata e krijuar në këtë sferë duhet ndrequr në mënyrë radikale. Sepse pa këtë vendi nuk mund të ecë përpara, theksoi Presidenti. Një nga rezultatet praktike të këtij zhvillimi për rusët do të bëhet aksesi në shërbimet publike nëpërmjet kanaleve elektronike të komunikacionit. Në të njëjtën kohë, realizimi i këtyre detyrave praktike kërkon teknologji të reja dhe zhvillimin e potencialit shkencor të vendit. Në lidhje me këtë Dimitri Medvediev propozon të zgjohet interesi i shkencëtarëve rusë ndaj punës në Atdhe si dhe të krijohen kushtet për tërheqjen e specialistëve të huaj për të punuar në Rusi. “Në vendin tonë gjithmonë ka patur njerëz të talentuar, të hapur për pranimin e progresit dhe të aftë për të krijuar gjëra të reja, novatore. Dhe duhet bërë gjithçka e mundur me qëllim që specialistë të tillë të jenë të interesuar të punojnë në atdheun e vet. Për këtë duhet krijuar mekanizmi përherë veprues i mbështetjes së tyre. Të tërhiqen për të punuar në Rusi shkencëtarët më të autoritetshëm vendas dhe të huaj si dhe sipërmarrës që zotërojnë përvojë të madhe në komercializimin e përpunimeve të përgatitura shkencore. Kjo nuk është aspak punë e lehtë”, u shpreh Presidenti rus. Përpunuesit, hartuesit e teknologjive më të fundit, më moderne në Rusi do të marrin grante. Presidenti e ngarkoi qeverinë me detyrën e zgjerimit të këtij programi. Ai theksoi, se duhet të merremi me kërkimin, përzgjedhjen dhe seleksionimin e projekteve më të perspektivshme në mbarë vendin. Dhe tu japim mbështetje financiare jo vetëm ndërmarrjeve të mëdha por edhe atyre të vogla inovative, të cilat po krijohen aktualisht pranë instituteve të larta dhe institucioneve shkencore. Rreziqet investitorët privatë do ti ndajnë me shtetin. Dhe me qëllim që puna mbi teknologjitë e reja dhe aplikimin e tyre të avancojë sa më efektivisht Presidenti propozon krijimin në Rusi të Qendrës së kërkimeve dhe përpunimeve shkencore, të ngjashme me “Lugina  Silikone” (“Silicon Walley”) në SHBA-s.