Rusia do të zhvillojë politikë të jashtme pragmatike, por ajo është e gatshme të ndryshojë mënyrat e veta, theksoi Presidenti Dimitri Medvediev në Mesazhin e vet drejtuar Asamblesë Federale. Ndër prioritetet ai përmendi punën mbi Traktatin e ri të sigurimit europian. Presidenti vuri në dukje gjithashtu, se marrëdhëniet e Federatës Ruse me vendet e tjera duhet të përqëndrohen në zgjidhjen e problemeve të modernizimit të vendit. “Ne jemi të interesuar për hyrjen e kapitalit në Rusi, të teknologjisë së re dhe ideve të reja”, tha Dimitri Medvediev.