Grupimi i satelitëve kozmikë të ndërlidhjes do të krijohet në Rusi deri në vitin 2015, deklaroi Kryetari i shtetit Dimitri Medvediev në mesazhin e tij drejtuar Asamblesë Federale. Sipas fjalëve të tij, drejtim prioritar do të bëhet përdorimi i teknologjive kozmike dhe sistemit vendas të novigacioneve GLONASS. Medvediev vuri në dukje, se kjo do të ndihmojë në veçanti për garantimin e sigurimit të transportit, si dhe për koordinimin e punës për parandalimin e avarive dhe situatave të jashtëzakonshme.