Pala ruse ngul këmbë për nënshkrimin e marrëveshjes juridikisht të detyrueshme për mospërdorimin e forcës midis Abkhazisë dhe Gjeorgjisë, si dhe Gjeorgjisë dhe Osetisë së Jugut. Për këtë deklaruan në MPJ të Federatës Ruse sipas rezultateve të raundit të diskutimeve të Gjenevës për sigurimin dhe stabilitertin në Transkaukazi. Duke e diskutuar temën e bashkëveprimeve të refugjatëve gjeorgjianë, abkhazianë dhe osetinianë, delegacionet shprehën gatishmërinë për kërkimin e rrugëve të përbashkëta të përmirësimit të situatës humanitare në këtë rajon. Por pala gjeogjiane në vend të punës konstruktive preferon të vazhdojë retorikën e politizuar, të llogaritur për mospranimin e realiteteve, të cilat lindën si rezultat i agresionit kundër Osetisë së Jugut”, theksuan në MPJ të Federatës Ruse.