Dimitri Llugovoi Foto Ria LajmetBiznesmeni rus Dimitri Kovtun nuk ka gisht në vdekjen e ish oficerit rus të Shërbimit Federal të Sigurimit Aleksandër Litvinenko. Mbrëmë Prokuroria e Hamburgut i tërhoqi mbrapsh të gjitha akuzat e ngritura kundër tij. “Vendimi i prokurorisë gjermane nuk është vetëm hapi i parë në rrugën drejt rehabilitimit të plotë të personit tim dhe Andrei Llugovoit. Ai rrëzon bazën themelore nën aktakuzën e Llugovoit në Angli, e cila do të shembet me rropamë si Muri i Berlinit”, - shprehet me bindje të plotë Dimitri Kovtun. Duam t’ju kujtojmë, se gjatë këtyre 3 viteve të fundit mbi Kovtun-in binte dyshimi për trafikim klandestin të lëndëve radioaktive: në apartamentin e tij në Hamburg dhe automobilin personal u zbuluan gjurmë të substancës plutonium-210, me të cilin u helmua Litvineko. Ndër personat e dyshuar Dimitri Kovtun dhe ish bashkëpunëtori i shërbimeve speciale ruse Andrei Llugovoi u ndodhën vetëm për faktin se ishin takuar me Litvinenkon 3 javë përpara vdekjes së tij në hotelin londinez “Milenium”. Londra pat ngulur këmbë më se një herë për ekstradimin e Llugovoit, meqenëse e quan atë figurantin kryesor të kësaj çështjeje penale, por Moska nuk pranoi ta bënte këtë gjë duke e motivuar refuzimin e saj me vetë faktin se Kushtetuta ruse e ndalon dorëzimin e shtetasve të Federatës Ruse shteteve të tjera. Andrei Llugovoi i quajti akuzat e anglezëve “politikisht të motivuara” duke theksuar tashmë jo për të parën herë se ai nuk kishte kurrëfarë arsyesh për ta vrarë Litvinenkon. Çdo detaj i hetimit të vdekjes së Litvinenkos bëhej menjëherë objekt i një vemendjeje të përqendruar nga ana e mjeteve të informimit masiv. Ja se ç’thotë tani përpara mikrofonit tonë Aleksandër Treshiev, Përfaqësuesi i plotfuqishëm i Dhomës së Avokatëve të Bashkimit Europian në Rusi: “Tërheqja e pretendimeve të paraqitura ndaj Kovtunit, në qoftë se do të mbahet një qendrim i paanshëm ndaj kësaj, pa sfond politik, duhet të bëhet hap i parë në rrugën drejt hetimit të qetë të të gjitha fakteve që kanë të bëjnë me shkaqet e vdekjes së Litvinenkos dhe përzierjes, përlyerjes së Llugovoit në këtë krim. Unë mendoj, se kjo është një arsye mjaft serioze për atë që organet e ruajtjes së rendit të Britanisë së Madhe të verifikojnë versionin e vet në lidhje me atë, nëse është vallë ai i vetmi version i drejtë apo jo”, thotë Aleksandër Treshiev. Sot Andrei Llugovoi deklaroi, se është i gatshëm të niset për në Londër me qëllim që ti japë ndihmën e vet grupit hetimor dhe të dëshmojë në lidhje me faktin e papërzierjes së tij në krimin në fjalë: “Unë, thotë Aleksandër Treshiev, po të isha në vendin e Llugovoit nuk do të nxitoja ta bëja një gjë të tillë. Nga njëra anë, ai gëzon imunitetin që vepron brenda vendit të vet. Por anglezët nuk japin kurrëfarë garancish të asaj se nuk do ta marrin atë nën arrest. Prandaj për sa kohë që do të ekzistojë nënteksti, perdja politike, për sa kohë që do të vazhdojnë debatet e parregulluara dhe do të ketë probleme të pazgjidhura në nivel diplomatik, nuk duhet të merren nga ai kurrësesi vendime të nxituara”, shprehet me bindje të plotë Aleksandër Treshiev.