Mesazhi i dytë i Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvedeiv ishte më i gjatë se i pari. Në qoftë se vitin e kaluar Kryetarit të shtetit iu deshën 85 minuta për leximin e dokumentit, këtë vit atij iu deshën 100 minuta. Fjalimi u ndërpre 63 herë nga duartrokitjet. Ky është mesazhi më i gjatë i gjithë historisë 16 vjeçare të dokumenteve të kësaj natyre.