Foto RIA LajmetNë Gjenevë në raundin e 8-të të konsultimeve në lidhje me sigurimin dhe stabilitetin në Kaukaz në negociatat përkatëse morën pjesë përfaqësuesit e Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut me ndërmjetësinë e Rusisë, SHBA-s, BE, OKB-së dhe OSBE-së. Në vigjilje Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov në intervistën e vet dhënë agjencisë informative ruse tha, se në Gjeorgji po vazhdojnë të furnizohen armatime nga jashtë. Rusia tashmë ka paralajmëruar mbi rrezikshmërinë e furnizimeve të armatimeve ofensive në rajonin e Kaukazit. “Diskutimet në këto konsultime zhvillohen me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha meqenëse Gjeorgjia, Abkhazia dhe Osetia e Jugut ndodhen në pozita diametralisht të kundërta midis tyre, vuri në dukje profesor Sergei Oznobishiev, Drejtori i Institutit të vlerësimeve strategjike të Moskës: “Është mjaft evident dallimi në qendrimet dhe pozitat e palëve dhe mund të thuhet bile kardinal, - shprehet shkencëtari rus. - Me kalimin e kohës pozita e Perëndimit megjithatë u zbut disi, të paktën, u pranua prej tij se pikërisht Mihaill Saakashvili ishte ai që filloi i pari veprimet luftarake kundër Osetisë së Jugut në gusht të vitit 2008. Por më tej fjalë bëhet mbi atë, se Rusia i tejkaloi gjatë mbrojtjes së paqeruajtësve të vet kufijtë e lejueshëm të veprimeve të kundërpërgjigjes, ndërmori intervencion në territorin gjeorgjian. Dhe prandaj meriton ndëshkim për këtë gjë. Në raportin e Komisionit ndërkombëtar në krye me Heidi Tagliavinin u fiksua një pozitë e tillë”, thotë Sergei Oznobishiev. A mund të lihen vallë tani Osetia e Jugut dhe Abkhazia pa mbështetje? Dhe sa real mund të jetë aplikimi në rastin me Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut i shembullit të Kosovës, që e inspiruar nga disa shtete perëndimore, arriti sovranitetin e vet me anashkalim të Beogradit? “Është krejtësisht e qartë se duhet garantuar sigurimi i Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, - mendon profesor Sergei Oznobishiev. - Por për ne është e rëndësishme gjithashtu që të pasqyrojmë qartë dhe në mënyrë më se të kuptueshme në kursin e politikës sonë të jashtme, se në vetëdijen e Perëndimit “rasti i Kosovës” është veçuar plotësisht nga e gjithë bota tjetër dhe se ai nuk duhet të vlerësohet si ndonjëfarë baze apo model, shembull për tu ndjekur. Për këtë duhet folur vazhdimisht”, konkludon Sergei Oznobishiev.