Udhëheqja e Rusisë dhe autoritetet rjonale mundën të stabilizonin situatën në sferën ekonomike dhe sociale, deklaroi Dimitri Medvediev. Por, ringjallja në tregjet e vendit është akoma e dobët dhe jo e qëndrueshme, vuri në dukje Presidenti. Duhet të fillojë modernizimi dhe rimëkëmbja teknike e gjithë sferës teknologjike në tërësi, theksoi Kryetari i shtetit. Gjatë kësaj ai vuri në dukje, se “ekonomia duhet të riorientohet nga nevojat dhe kërkesat reale të njerëzve”. Kjo ka të bëjë me çështjet e sigurisë, shëndetësisë, sigurimin e lëndëve energjetike dhe aksesit tek informacionet.