Në sferën e zhvillimit të energjetikës së Rusisë programi për energjinë bërthamore është ndarë në një drejtim të veçantë. Për këtë deklaroi Dimitri Medvediev, duke mbajtur fjalim në Kremlin. “Deri në vitin 2014 tek ne do të shfaqen reaktorët e brezit të ri dhe lënda bërthamore, që kërkohet jo vetëm nga prodhuesit vendas, por edhe nga ata të huaj”, njoftoi ai. Sipas fjalëve të Presidentit, “përpunimet bërthamore do të përdoren në mënyrë aktive dhe në sfera të tjera, para së gjithash, në mjekësi, si dhe për krijimin e sistemit të bllokut motorrik, të aftë që të sigurojnë udhëtime kozmike në planetë të tjerë”. Një nga drejtimet me perspektivë për përftimin e burimeve energjetike, Medvediev quajti përdorimin e rezervave biologjike.