Në shekullin XXI Rusisë “i nevojitet modrenizim i gjithanshëm”, i cili të bazohet në vlera demokratike, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev, në fjalimin e vet të përvitshëm që mbahet në Kremlin përpara Asamblesë Federale. Sipas fjalëve të tij, ka ardhur koha “të ngrejmë Rusinë në një nivel më të lartë civilizimi”. Presidenti deklaroi, se vendi nuk mund të zhvillohet më tej, duke u bazuar në trashëgiminë dhe rezervat e brezave paraardhës në sferën e naftës, armës bërthamore dhe industrisë. Ai u shpreh, se gjithçka që ishte ndërtuar nga specialistët sovjetikë “deri më sot bënë të mundur që vendi të mbahet në sipërfaqe”, por e gjithë kjo tashmë është vjetëruar moraklisht dhe fizikisht.