Në BE së shpejti të gjithë automobilat që do të hidhen në treg do të pajisen me “kuti të zeza”, të cilat do të fiksojnë informacionin e lëvizjes sipas 20 parametrave të ndryshëm. Ndër të tjera: shpejtësisë, trajektores së lëvizjes, përdorimit të frenave nga ana shoferit dhe dritat sinjalizuese. Akses në këtë informacion do të ketë policia, si dhe kompanitë e sigurimit në rast avarie. Siç vënë në dukje specialistët, falë teknologjisë së re, pyetjes, se kush është fajtor në ngjarjet rrugore, do ti jepet përgjigje brenda disa minutash.