Modernizimi i ekonomisë, zhvillimi teknologjik, përsosja e sistemit elektoral, fati i korporatave shtetërore. Ja disa nga temat që do të prekë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në Mesazhin e vet të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale - parlamentit të vendit. Mesazhi përfaqëson në vetvete dokumentin kryesor programativ të autoriteteve pushtetore. Përmbajtja e Dokumentit zakonisht deri në 2/3 e veta i kushtohet gjendjes së punëve brenda vendit dhe në 1/3-problematikës ndërkombëtare. Fjalimi i pritshëm do të bëhet Mesazhi i dytë i Dimitri Medvedievit drejtuar Asamblesë Federale dhe mesazhi i 16-të i kryetarit të shtetit për gjithë historinë e tyre. Nga dokumentet paraardhëse ky i tanishëm dallohet nga mënyra e përgatitjes. Për herë të parë Kryetari i shtetit ingranoi shoqërinë në diskutimin e dokumentit, i cili për nga thebi i vet është program veprimesh për autoritetet ruse në një kohë të afërt dhe në një perspektivë afatmesme. Dy muaj më parë Medvediev publikoi artikullin e vet me titull “Përpara, Rusi!”, në të cilin u bëri thirrje të gjithë shtetasve të interesuar për të shprehur pikëpamjet e tyre në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe zgjidhjen e problemeve të përditshme dhe për të bërë propozimet e veta konkrete. Duke komentuar ecurinë e diskutimeve Presidenti Dimitri Medvediev tha: “Unë e quaj principialsht të rëndësishëm për veten atë fakt, se diskutimi i këtij dokumenti, si i thonë fjalës, u bë nga e gjithë bota, pra, me pjesëmarrjen e shoqërisë ruse. Meqenëse në artikullin tim “Përpara, Rusi!” janë parashtruar mjaft hollësisht qendrimet e pozitat strategjike, unë mendoj, se Mesazhi duhet të jetë më konkret, më i detajuar, që tu përgjigjet atyre pyetjeve që përmbahen në artikull. E rëndësishme është ajo se mendimin e vet e shprehin shumë pjesëmarrës nga më të ndryshëm të diskutimeve, njerëz mjaft të ndryshëm: sipërmarrës, shkencëtarë, studentë dhe thjesht komuniteti ekspert. Të gjitha këto më duken mua jo të këqia, si një zhvillim i favorshëm i ngjarjeve”, tha Dimitri Medvediev.