Kryeministri rus Vladimir Putin hyri në treshen e personave më me influencë në botë. Të dhëna të tilla u publikuan nga revista amerikane “Forbes”. E kryeson këtë listë Presidenti i SHBA-s Barak Obama. Në vendin e dytë renditet Kryetari i RP të Kinës Hu Xintao. Kryeministri italian Silvio Berluskoni renditet në vendin e 12-të, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel e 15-ta. Midis parametrave, sipas të cilave i përzgjodhën këta kandidatë janë: numri i njerëzve, tek të cilët ka më shumë ndikim pjesëmarrësi i këtij rejtigu, të ardhurat e mjeteve financiare të kandidatëve, aftësia e tij për të patur influencë në sfera të ndryshme të jetës.